EMRI/ Kakavijë, kalon normalisht kontrollin në pikën shqiptare, grekët arrestojnë beratasin anëtari...

EMRI/ Kakavijë, kalon normalisht kontrollin në pikën shqiptare, grekët arrestojnë beratasin anëtari i ISIS

123
0
Shares
Foto Ilustruese

Autoritetet greke kanë arrestuar pasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasin Leonardo Rustemi nga Berati.

Sipas burimeve policore, emri i Rustemit ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Sipas policisë greke, ai kishte jetuar për disa vjet në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik. Ai po udhëtonte me autobusin e linjës Berat – Athinë dhe kishte destinacion Pireun.

Rustemi u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY