REAGIM/Petrit Vasili: Pse kryeministri mashtroi për një çështje, ku hetimi kishte filluar?!

REAGIM/Petrit Vasili: Pse kryeministri mashtroi për një çështje, ku hetimi kishte filluar?!

113
0
Shares

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili doli në një konferencë shtypi duke akuzuar Kryeministrin Rama se ka bërë hetime të paligjshme paralelisht me ato të Prokurorisë.

DEKLARATA E VASILIT:

Sot duhet të kishim hapjen e hetimit për kryeministrin i cili ka bërë hetime të paligjshme paralele. Me fonde të paqena. Me audio përgjime që nuk ekzistojnë dhe ka manipuluar botërisht opinionin publik. Ende nuk kemi hapjen e hetimit por nuk kemi as thirrjen e tij në cilësinë e dëshmitarit. Pra përfundimisht, përballë shqiptarëve kemi dy drejtësi, një drejtësi e cila mbron kryeministrin dhe ministrat e tij pa asnjë hezitim, në mënyrë të hekurt e bën këtë gjë

Kryeministri i Shqipërisë para pak ditësh në grupin e tij parlamentar deklaroi, lidhur me audio përgjimin i cili është përcjellë nga gjithë opinionin publik. Kryeministri tha – unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare, për ekspertizën e këtij inçizimi. Unë tha kryeministri kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore dhe mua tha, ajo përgjigje më mjafton, për tu thënë juve se jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik. Këto tha kryeministri i vendit përpara gjithë shqiptarëve, në mbledhjen e grupit të tij parlamentar. Ka disa pyetje të mëdha të cilat nuk janë pyetjet tona por janë pyetjet që i gjithë opinioni publik dhe çdo shqiptar i thjeshtë normal i bën. Pyetja e parë, kush ia dha audio përgjimi origjinal kryeministrit të Shqipërisë pasi këtë audio përgjimi origjinal e disponon vetëm Prokuroria e Shqipërisë. Në rast se ky e ka atë audio përgjim origjinal, në këtë çështje është implikuar në mënyrën më të rrezikshme, më të dënueshme dhe vetë-shkatërruese, prokuroria. Së dyti, me çfarë tagri e kërkoi kryeministri i Shqipërisë që të bënte një verifikim të tillë. Privatisht apo shtetërisht. Pse kryeministri i Shqipërisë, lind pyetja, mashtroi për një çështje, ku hetimi kishte filluar? Pasi që ai nuk ishte bërë hetim dhe nuk ishte marrë përgjigje kjo është fare e qartë. Këtë e kupton çdo shqiptar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY