Sot, 24 diplomatë themeluan Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë. Kjo iniciativë bashkoi personalitete të diplomacisë që në vite kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkomëtare ndër vite për vendin tonë.
Në mbledhjen e tij të parë, Bordi zgjodhi President Besnik Mustafaj, i cili u shpreh se kjo organizatë ka për të vënë përvojën e çmuar të këtyre personaliteteve në shërbim të kauzës së integrimit të pakthyeshëm.
“Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë u themelua pikërisht me qëllimin e mirë për të dhënë përvojën e çmuar të këtyre personaliteteve në shërbim të kauzës së integrimit të pakthyeshëm. Ky Këshill, do të qëndrojë me vendosmëri jashtë preferencave politike dhe vetëm në shërbim të interesave kombëtare”, u shpreh Mustafaj.
Anëtarët e kësaj organizate joqeveritare duhet të kenë mbajtur të paktën për një mandat postin e Ambasadorit ose të kenë qenë diplomatë të lartë, me funksione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë se pesë vjet.
Gjithashtu të drejtën për t’u anëtarësuar në këtë Këshill e kanë edhe të gjithë ish- Ministrat e Punëve të Jashtme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/