MOTI/ Si në maj edhe në qershor…, me çadër në dorë

MOTI/ Si në maj edhe në qershor…, me çadër në dorë

139
0
Shares

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditët e mbetura të majit, por edhe përgjatë qershorit.

Sinoptikanët kanë parashikuar që ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e fundit, qershori i këtij viti do të jetë i mbushur me ditë me shi.

“Ditët e fundit të muajit maj do të mbeten pjesërisht të kthjellëta dhe pjesërisht me vranësira dhe shira. Kryesisht gjysma e parë e qershorit do të ketë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore, dhe më pak shira do të jenë prezentë në gjysmën e dytë të qershorit”, thotë sinoptikania Tanja Porja për TV Klan.

Por kjo nuk do të pengojë ata që duan të shijojnë plazhin, pasi bregdeti do jetë më pak i rrezikuar në ditë të veçanta.

“Sigurisht që do të ketë periudha që do të jenë shumë të favorshme për plazh dhe kryesisht zonat bregdetare janë më pak të prekura nga reshjet, ndërkohë që vetëm në periudha të shkurtra temperaturat e ajrit do të jenë relativisht më të ulëta se sa ato tipiket e bregdetit gjatë muajit qershor”.

Qershori do të jetë një muaj i freskët edhe sa i takon temperaturave, të cilat në ditë të veçanta do të jenë edhe më të ulëta se normalja e këtij muaji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY