FOTO/ Dy të rinjtë e aventurës në Shpellën e Pëllumbasit

FOTO/ Dy të rinjtë e aventurës në Shpellën e Pëllumbasit

203
0
Shares

Xhorxho Seferi, i riu që ra dje në një kanion në Shpellën e Pëllumbasit është ende në kërkim nga palumbarët e forcave RENEA.  Efektivët  po e kërkojnë 22 vjeçarin në grykën e lumit Erzen, por deri më tani asnjë shenjë prej tij.

Mesditën e djeshme, policia arriti të shpëtojë nga rreziku Fabio Dukagjinin, të riun tjetër që ishte rrëzuar së bashku me mikun e tij të zhdukur deri më tani.

Dy të rinj, që po vizitonin Shpellën e Pëllumbasit në afërsi të Tiranës ranë nga një lartësi, ndërsa deri më tani forcat e emergjencës dhe policia e angazhuar në operacion, kanë mundur të gjejnë vetëm njërin prej tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY