Kryetari i Bashkisë së Selanikut u sulmua egërsisht nga disa njerëz, me shumë gjasa të ekstremit të djathtë, gjatë një eventi publik.
Yiannis Boutaris, 75 vjeç, që po merrte pjesë në një përkujtimore në kujtim të masakrës së grekëve në Detin e Zi, në Turqi, gjatë Luftës së Parë botërore.
’Më godisnin nga të gjitha anët, me grushte, shqelma me ç’të mundnin’, ka treguar ai. Ishte një sulm i tmerrshëm, po fatmirësisht jam mirë’.
Zyra e kryeministrit Alexis Tsipras theksoi se bëhej fjalë për persona të ekstremit të djathtë por pa i specifikuar mirë.
Politikani kundër rrymës Boutaris gjithmonë ka krijuar polemika me deklaratat kontroverse për tema ‘të ndjeshme’, si Maqedonia, Turqia, Izraeli.
Ai për shembull e ka quajtur Qemal Ataturk, babain e Turqisë moderne, të urryer nga shumë grekë, ‘një burrë të madh politik”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/