‘I pushtetshem ka qene dhe eshte’, peraktimi i deshmitarit Veliu per Agron...

‘I pushtetshem ka qene dhe eshte’, peraktimi i deshmitarit Veliu per Agron Xhafaj

173
0
Shares

Albert Veliu ka dhene detaje ne lidhje me pergjimin e kryer ndaj tij tij dhe vellait te ministrit te Brendshem ndersa negoconin per nje ngarkese droge drejt Italise. Gjate hetimit ne Prokurori ai i ka qëndruar gjithçkaje që ka deklaruar në intervistën për Jetmir Olldashin, edhe pasi u paraqit në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Veliu ka konfirmuar prapaskenat e bisedës së përgjuar mes tij dhe Agron Xhafaj, duke i thënë prokurorëve se në përgjime është zëri i tij dhe i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Njësoj si në intervistën e transmetuar nga selia e PD-së, Albert Veliu ka thënë se biseda që dëgjohet në përgjim, ka të bëjë me një sasi droge që duhej kaluar në Itali dhe për të cilën, Agron Xhafaj kishte dalë garant të siguronte gomonen dhe imunitet nga policia.

“Të gjitha rrugët ishin të hapura” tha Veliu në intervistën për Jetmir Olldashin, duke iu referuar garancisë që kishte siguruar vëllai i ministrit nga policia kufitare. Ndërsa në intervistën për Panorama, pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda ai u shpreh për Agron Xhafajn: “I pushtetshëm ai ka qenë dhe është”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY