Shoqata e Gazetarëve i del në krah gazetarit investigativ që intervistoi ‘Dëshmitarin-X’

Shoqata e Gazetarëve i del në krah gazetarit investigativ që intervistoi ‘Dëshmitarin-X’

136
0
Shares

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur mbështetje për gazetarin Jetmir Olldashi, që po përballet me një presion të padenjë publik, të nxitur nga emocione e interesa politike”.

Njoftimi i Shoqatës së Gazetarëve:

“Ne vlerësojmë kurajon dhe profesionalizmin e cdo gazetari në vend që përpiqet të lëvrojë një zhanër aq të vështirë, e pse jo të rrezikshëm sic është investigimi. Ne përshëndesim kurajon e kolegut Jetmir Olldashi për të përcjellë e mbrojtur publikisht etapat e punës së tij, nga ku doli edhe emri i vëllait të ministrit të brendshëm, në një moment jo të lehtë tensioni politik në vend, e duke marrë edhe koston e një presioni paragjykues publik, fatkeqësisht edhe nga kolegë të profesionit.

Inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë, të mos intimidohen në punën e tyre, pasi e vërteta dhe profesionalizmi janë aleati më i fortë, që kanë përballë publikut, i vetmi aktor për të cilin ky profesion aspak i lehtë në ditët e sotme, merr vlerën që i takon”, .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY