DETAJE/ Hetimi për Agron Xhafajn, Prokuroria fillon lojën e ping-pongut

DETAJE/ Hetimi për Agron Xhafajn, Prokuroria fillon lojën e ping-pongut

147
0
Shares
Deshmitari X

Procedimi i nisur në Prokurorinë e Tiranës në bazë të kallëzimit të Agron Xhafajt për pretendimin pwr fabrikim të fakteve dhe provave të rreme në lidhje me audiopërgjimin e denoncuar nga PD mes tij dhe bashkëpunëtorit X, Albert Veliu, i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga ana e saj kjo prokurori ka hapur një tjetër procedim për akuzën e trafikut të narkotikëve pas publikimit të video-përgjimit në fjalë.

Ky “transferim” sipas burimeve ka ndodhur pasditen e së premtes, meqenëse të dyja materialet kanë persona të njëjtë, që dyshohen se janë përfshirë në video-përgjim. Sipas të njëjtave burimeve, Prokuroria e Tiranës i ka kaluar Krimeve të Rënda edhe dëshminë e Albert Veliut, i cili përpara se të pyetej nga Krimet e Rënda kishte dhënë sqarime tek prokuroria e Tiranës.

Mësohet se Veliu edhe në dëshminë e dhënë pranë organit të akuzës të Tiranës, i ka qëndruar faktit që video-përgjimi është i vërtetë dhe se ai kishte biseduar me Agron Xhafajn për të trafikuar hashash.

Nga ana tjetër në të njëjtën dosje që i është deleguar Krimeve të Rënda, janë edhe dëshmitë e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i cili hedh poshtë në mënyrë kategorike që video-përgjimi mes tij dhe Albert Veliut të jetë i vërtetë. Madje për të provuar këtë, ai ka dorëzuar në prokurorinë e Tiranës edhe një ekspertize teknike, të cilën e ka bërë privatisht me disa ekspertë britanike, të cilët kanë arritur në konkluzionin se zëri në video-përgjim, nuk është i Agron Xhafës.

Burimet janë shprehur se për sa kohë ekspertimet teknike mbi autenticitetin e video-përgjimit do të bëhen me materiale të kopjuara dhe për sa kohe autoritetet nuk do të kenë në dorë minimalisht pajisjen, e cila ka realizuar përgjimin, atëherë çdo ekspertizë teknike do të jetë thuajse e pamundur të dalë në një konkluzion të vërtetë dhe të pakontestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY