Deklarata e gazetarit Jetmir Olldashi u transmetua sot publikisht edhe nga Partia Demokratike. Ashtu si me rastin e dëshmitarit X, kryedemokrati Lulzim Basha e la të përsëritet fjalën e tij dy herë në monitorin e ngritur enkas në sallën e konferencave për shtyp.
Pas kësaj dëshmie, kryeopozitari Basha tha se nuk ka më dyshime që Agron Xhafaj është bos i drogës në Vlorë. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama u bë pjesë e komplotit për largimin e tij nga Shqipëria me qëllim që prokuroria ta kapte.
“Kjo është e vërteta, jo gënjeshtrat e Fatmir Xhafajt as mashtrimet kriminale të Ramës. Ai gënjeu edhe dje paciptësisht se ekspertizën ia bëri në Surrel dhe i ka dalë false. Kur gazetarët ia kërkuan se në cilën agjenci ia ka bërë analizën, ai heshti. Ai është pjesë e këtij komploti për të mbuluar këtë histori. Agron Xhafaj është bosi i drogës në Vlorë, ndaj ai u përcoll në fshehtësi të plotë dhe me urgjencë që prokuroria të thotë ne nuk e kapim dot”, tha Basha.
Konferencë për shtyp me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.
Publiée par Lulzim Basha sur samedi 19 mai 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/