Strazimiri: Më 13 maj, të parët që do të jenë në shesh,...

Strazimiri: Më 13 maj, të parët që do të jenë në shesh, socialistët e zhgënjyer

96
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, është shprehur se mesazhi i 13 majit do të jetë i fortë pasi janë të shumtë njerëzit që janë të zhgënjyer.
 “Kjo do të jetë një protestë masive. Populli do të tregojë forcën e tij, pushtetin e tij përballë zyrave që kujtojnë se mund të pengojnë qytetarët. Një qeveri që nuk trembet nga populli në rrugë, është një qeveri që i ka minutat e numëruara. Është një pakënaqësi popullore që në 13 maj do të derdhet në sheshin kryesor të Tiranës.
Është një strategji e Ramës pa fantazi, e përsëritur e dalë boje. Të trembësh popullin që të mos dalë në rrugë, për të shprehur ndjenjën e padrejtësive që i bëhet nga kjo qeveri. E sot i shtoi edhe talljen. Ftoj çdo shqiptar pavarësisht bindjeve politike, t’i bashkohet protestës. Çdo kush që është i zhgënjyer. Ka 80 e ca ditë kjo protestë që nuk ka asnjë flamur partiak, por vetëm flamurin kuq e zi. Tanimë kemi një popull më të ndërgjegjësuar. Mendoj se me pak kurajo dhe ndërgjegjësim të shqiptarëve, të parët që duhet të jenë në shesh aty janë socialistë”,-u shpreh Strazimiri, për rubrikën “Opinion”, në Neës24.
Duke u ndalur tek kërkesa e PD për qeveri teknike, deputeti demokrat tha se kjo kërkesë është e nevojshme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY