Revoltë e madhe në burg,ka të vdekur dhe shumë të plagosur

Revoltë e madhe në burg,ka të vdekur dhe shumë të plagosur

495
0
Shares

Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa 28 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një revolte në një burg në veri të Venezuelës, njoftoi sot OJQ-ja në mbrojtje të të burgosurve “Një dritare për lirinë”.

“U regjistrua një revoltë me të paktën 11 të vdekur dhe 28 të plagosur”, u shpreh për median Carlos Nieto, drejtor i kësaj OJQ-je.

Ky incident vjen dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet në krizë, ku presidenti në ikje, Nicolas Maduro synon të rizgjidhet.

Ndërkohë, figura të opozitës venezueliane po organizojnë që prej mbrëmjes së të mërkurës në Karakas një revoltë paqësore për të kërkuar lirimin e të burgosurve.

Ne kërkojmë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Asnjë venezuelian nuk duhet të ndalohet për shkak të qëndrimit personal dhe aq më pak nëse përfiton një urdhër lirimi nga gjykata”,këto ishin kërkesat e të burgosurve në një letër të hapur të publikuar në internet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY