Tiranë, grabitet kasaforta e marketit te “Komuna e Parisit”

Tiranë, grabitet kasaforta e marketit te “Komuna e Parisit”

225
0
Shares
Foto Ilustruese

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Komuna e Parisit.

Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e supermaketit dhe kanë grabitur kasafortën me paratë e xhiros.

Përveç kasafortës, grabitësit kanë marrë edhe mallra të ndryshme.

Policia bën të ditur se autorët kanë thyer xhamat dhe më pas grabitën kasafortën

“Më datë 18. 05. 2018, te kryqëzimi i rrugës ‘Medar Shtylla me rrugën ‘Prokop Mima’, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY