Në shtëpinë e Enea Ftojit: Burrin ma vranë policët

Në shtëpinë e Enea Ftojit: Burrin ma vranë policët

210
0
Shares

Enea Ftoj, 27 vjeç një ditë më parë ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës por ndërsa policia njoftoi zyrtarisht se vdekja ishte për shkaqe natyrale familjarët e tij e kundërshtuan këtë fakt duke dëshmuar se ndaj tij ishte ushtruar dhunë. Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit i cili akuzohej për vjedhje me dhunë.

Në familjen e të riut janë hapur dyert e mortit. Mes varfërisë dhe mjerimit Mimoza, nëna e 27-vjeçarit tregon se lajmin për vdekjen e djalit e mësoi në gjykatë.

“Vajtëm pardje, i shpumë cigare dhe bukë, vajtëm të dyja me nusen. Ata na thanë ik se po fle. Dolëm nga muri e thirrëm o Enea, dhe Enea hiç. Shkuam në gjykatë, pa prezencën e Eneas tha se ka ndërruar jetë në burgjet e policisë tha. Ikëm ne me vrap”, thotë ajo.

Babait të Eneas i cili do të rriëe tani dhe 3 vajzat jetime 10 muajshe, 4 dhe 5 vjeç të të birit kërkon drejtësi.

“Kush ma vrau këtë djalë mua. Ishte goditur, policia. Unë akuzoj policinë”, thotë babai i të ndjerit, Tomori.

Entela me të cilën ishte martuar 7 vite më parë kur ajo ishte ende e mitur, tregon për shenjat që pa në trupin e pajetë të bashkëshortit.

“I flisja nga muri, i thashë vetëm kaq, Enea pse të morën o Enea. Bëra një gabim Entel tha, e meritoj dënimin tha. Po të rrahur që më kanë bërë tha, më kanë bërë copë moj Entel tha. Kush të bëri copë o Enea i thashë? Alqi me Kreshnikun tha.Unë i kam sjellë metadon i thashë, përse po ia bëni këto ilaçe? Kishte tre shenja gjilpëre në qafë, e kishte mavi, kurrizin mavi, pjesën e krahut të goditur komplet”, thotë bashkëshortja e Eneas, Entela.

Për familjen Ftoj vdekja e Eneas i cili ishte më i madhi i tre fëmijëve kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje. Do të vazhdojnë ta ngrenë zërin derisa të fitojë drejtësia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY