Kushte të reja për Shqipërinë: Kë duhet të dorëzojë Rama deri në...

Kushte të reja për Shqipërinë: Kë duhet të dorëzojë Rama deri në qershor, Ramën, Xhafajn…, apo gjithë qeverinë?!

186
0
Shares

Deri në qershor, kur të vendoset për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian, Shqipëria dhe Maqedonia duhet të bëjnë më shumë.

Sipas Politico.eu, të dy vendet kandidate mund të kenë një shans nëse përmbushin disa kushte.

Maqedonia duhet të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, kurse Shqipëria është nën presion për të dhënë prova për luftën ndaj krimit të organizuar dhe emigrantëve ilegalë.

Kryeministri Edi Rama shprehu frustrim për kushtet e reja, të shtuara përpara se të nisin bisedimet e anëtarësimit.

‘Procesi po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe gjithmonë e më pak i parashikueshëm’, tha Rama.

Por a mundet Rama që të japë prova deri në qershor?

Gjermania thotë se po monitoron historinë e vëllait të Fatmir Xhafajt, kurse dorëzimi i mandatit nga ana e Saimir Tahirit duket se nuk e ka bindur akoma Europën.

Problemi i emigrantëve mbetet i madh. Së fundmi, mediat bavareze shkruajnë se bashkë me emigrantët, në vendet e Europës po dynden trafikantët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY