VIDEO_PERGJIMI/Paloka:Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon

VIDEO_PERGJIMI/Paloka:Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon

121
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar përmes nënkryetarit Edi Paloka lidhur me akuzat e hedhura nga socialistët kundrejt dëshmitarit X, i cili sot konfirmoi publikisht video-përgjimin ku shfaqej Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se gjithscka perseritet pa asnje ndryshim,ashtu si rasti i Dritan Zaganit.

Reagimi i Edi Palokës

Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon ; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.

Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim.

Sot deshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e droges u quajt “mashtrues” “me skede te rende kriminale” etj, etj.

Nderkohe u urdherua prokuroria politike te arrestoje dhe te kerkoj denimin e deshmitarit.

Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.

Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” perkundrazi ishte oficer policie, por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin .

Sot gjithshka tha Zagani eshte vertetuar nga antimafia italiane …nepermjet pergjimeve.

Rama po perdor te njejten skeme te felliqur dhe me deshmitarin e Xhafajve. Fundi do te jete i njejte, por kete here dhe per Ramen vete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY