Shpërthen Eleni Foureira : Me bëtë të kem frikë , raciste të...

Shpërthen Eleni Foureira : Me bëtë të kem frikë , raciste të këqinj

133
0
Shares

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në Eurovizion, ka thënë në “Star Tv” në Greqi se është shokuar dhe lënduar shumë nga deklaratat e bëra nga politikanët dhe mediat greke përkundrejt saj.

“Gjithë këto emisione më bën mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke u mbështetur në disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë, që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtetë, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, ka thënë këngëtarja.

Ndërkohë, një ndër gazetarët e “Star Tv”, i cili ishte i pranishëm në grupin e Elenit në Portugali, ka treguar se këngëtarja shqiptare i ka përjetuar shumë keq këto akuza.

“Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam ndikuan shumë keq tek Foureira, dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë. Dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi”,  ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY