‘Dëshmitari X’, personi i cili është objekti i audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është arrestuar nga policia.
Lajmi ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga policia është bërë publik nga eksponentë të opozitës.
Sipas tyre, dëshmitari është arrestuar rrugës për në Kosovë, pasi po largohej nga Shqipëria për shkak të frikës së jetës së tij.
‘Dëshmitari X’, është ndaluar dhe po mbahet nën arrest. Policia kishte ngritur disa postblloqe për kapjen e tij.
Gjithashtu edhe familja e personit që është në audio-përgjimin e PD, është larguar jashtë Shqipërisë pasi ndaj saj po ushtrohet një presion i madh.
Partia Demokratike publikon bisedën audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt.
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 14 mai 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/