Krimet e Rënda nuk tërhiqen: Të arrestohet Saimir Tahiri

Krimet e Rënda nuk tërhiqen: Të arrestohet Saimir Tahiri

166
0
Shares

Të dhëna të reja që Prokuroria disponon mbi marrëdhëniet e Saimir Tahirit me grupin e Habilajve kanë bërë që organi i akuzës të këmbëngulë për të çuar në arrest me burg ish-ministrin e Brendshëm.

Kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie” për ish-ministrin.

Përveç peshkarexhës “Fatma” e cila përdorej për trafik nga grupi i Habilajve dhe që ka hyrë në Shqipëri me 6 maj 2015, kur radarët ishin të fikur atë natë për disa orë nga ish-shefi i kufirit Sokol Bode, Prokuroria thotë se ish-ministri Saimir Tahiri ka manipuluar edhe regjistrat e hyrje-daljeve jashtë vendit.

Bëhet fjalë për rastin e Artan Habilajt, i cili në 2014, ka ardhur nga Greqia në Shqipëri me skaf përmes Portit të Sarandës dhe skafi nuk është regjistruar në kufi. Si këto, ka edhe raste të tjera. Prokuroria argumenton se Policia Kufitare ka qenë në varësinë e ish-ministrit të Brendshëm. I njëjti skaf është marrë disa ditë më vonë nga Moisi Habilaj nga porti i Durrësit pa u regjistruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY