IRONIA/ “Origjinali” iku, por Rama e ka të regjistruar mirë në memorie...

IRONIA/ “Origjinali” iku, por Rama e ka të regjistruar mirë në memorie zërin e Gon Xhafajt

121
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar sot nëpërmjet një statusi në facebook, mbi autenticitetin e audio-përgjimit që PD-ja denoncoi për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Manjani shtron pyetjen dhe hedh dyshime, nëse u verifikua zëri i Agron Xhafajt në audio me origjinalin.

”Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN. Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria”, shkruan ai.

Në vijim të logjikës që shtron, ish-ministri i Drejtësi, pyet si doli në konkluzionin kryeministri Edi Rama, kur deklaroi I bindur, se audio-përgjimi nuk është autentik?

”Ka vetëm një shpjegim: duhet ta ketë të regjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”. Kështu që mbase duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama. Faqja e zezë”, shprehet Manjanii.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY