Urdhër nga ministri Bushati,hiqet stenda e librave cam nga panairi

Urdhër nga ministri Bushati,hiqet stenda e librave cam nga panairi

147
0
Shares

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka urdheruar heqjen e stendës se librave çam nga panairi i librit në Muzen Kombëtar në Tiranë. Ishte pala greke që ka bërë një kërkesë të tillë, e cila është marrë në konsideratë nga Bushati

Shoqata Patriotike “Çamëria” dënon këtë veprim dhe e cilëson ant-ligjor.

Reagimi i shoqates “Çamëria”:

“Ministria e Jashtme ti kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame. Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z.Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje. Shpresojmë që z.Bushati të mos bëhet pjesë e “lojrave greke” duke rënë dakort që të hiqet një stende më librat për Çamërinë. Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë. Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre. Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke këmbngulur për heqjen e stendës “Çamëria”, thuhet në deklaratën e shoqatës.

Gjithashtu për këtë akt ka reaguar edhe Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda në një postim në rrjetet sociale.

Cilido që i thotë vetes shqiptar e ftojmë të na bashkohet… ky është akt i pastër genocidi.”, shkruan Doda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY