Fatmir Xhafaj paralajmëron një konferencë urgjente shtypi – Çfarë do të ndodhë…?!

Fatmir Xhafaj paralajmëron një konferencë urgjente shtypi – Çfarë do të ndodhë…?!

182
0
Shares

Në një kohë kur opozita kërkon dorëheqjen e tij pas publikimit të një audiopërgjimi ku implikohet Agron Xhafaj, ndërsa kryeministri Edi Rama e mbrojti publikisht, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të dalë sot në një konferencë për shtyp. Ka qenë zyra e shtypit ajo që njoftuar se Xhafaj do të flasë në orën 18:30 nga Ministria e Brendshme.

“Sot ne ora 18:30, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do te mbaje nje konference per media ne sallen e MB. Ju ftoj te merrni pjese!”, shkruan zyra e shtypi.

Kryeministri i vendit përpara deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit bëri të ditur se pas hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga PD do të ketë pasoja, pasi dikush do përgjigjet me burg. Më herë me tone mjaft të ashpra ndaj opozitës, Rama tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht, pasi akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë.

“Në mbrojtje të pikërisht të drejtës tonë kushtetuese për të refuzuar një padrejtësi që Kushtetuta na e njeh mundësinë ta gjykojmë kur prokuroria vjen këtu në Parlament. Për ta mbyllur këtë pjesë nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve po jo t’i kërcasim dhëmbët organeve të drejtësisë kur secili prej ne vihet në akuzë prej tyre. Akuzat sot ndaj ministrit të Brendshëm nuk vijnë nga organi i drejtësisë, dhe nuk kanë lidhje me të drejtën si vlerë po as mund të neglizhohen si shumë e për lumë, akuza që na bëhen përditë dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës. Sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret për të cilin dikush do të përgjigjet, jo me fjalë por me burg. Do ta shpjegoj pse. Ministri i Brendshëm nuk do të përgjigjet, as ligjërisht as moralisht”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY