KPA nuk merr vendim ndaj ish-Kryeprokurorit, seanca shtyhet më 31 maj: Të...

KPA nuk merr vendim ndaj ish-Kryeprokurorit, seanca shtyhet më 31 maj: Të njoftohet Adriatik Llalla

125
0
Shares

Pasi u njoh me faktin se ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ishte në dijeni për seancën e ditës së sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta shtyjë seancën e ankimimit ndaj tij më 31 Maj.

“Trupa gjykuese vendosi të shtyjë këtë seancë për në datën 31 Maj, për t’i lënë në dispozicion kohën e nevojshme subjektit (Llallës) për të plotësuar aktet e përfaqësimit”, tha drejtuesi i seancës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit u mblodh këtë të mërkurë për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Komisioneri Publik për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-Kryeprokurori nuk ndodhej në sallë dhe kreu i Kolegjit sqaroi se ai nuk kishte paraqitur një motiv për mungesën e tij.

“Është thirrur për t’u paraqitur, njoftimi është bërë. Rezulton se subjekti i i rivlerësimit nuk është paraqitur në sallë të gjyqit, nuk kemi një njoftim zyrtar lidhur me ndonjë shkak objektiv për këtë mos paraqitje”, tha Çobo.

Ndërkohë për të përfaqësuar ish-numrin një të akuzës ishte avokati Sokol Hazizaj. Ai u shpreh se kishte më shumë se dy javë që nuk kishte komunikuar me Llallën dhe se ky i fundit nuk kishte dijeni për zhvillimin e kësaj seance.

“Në dijeninë time, ngaqë kam komunikuar nuk di të ketë dijeni. Komunikimi me Llallën ka qenë më shumë se dy javë më parë dhe ankimimin ia kam paraqitur nëpërmjet familjarëve, bashkëshortes. Ka kohë që s’kam komunikuar drejtpërdrejt”, tha Hazizaj.

Pasi dëgjoi avokatin, trupa u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me legjitimitetin e avokatit Hazizaj dhe vendosi që t’i japë kohën e nevojshme palëve.

“Trupi gjykues pasi u konsultua, duke u nisur nga qëllimi për të garantuar një proces të rregullt, pasi u njoh me deklarimet e avokatit se subjekti nuk ka dijeni personale deri në këtë moment për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik vendos t’i kërkojë avokatit plotësimin duke u shprehur vullneti i të përfaqësuarit për t’i dhënë përfaqësuesit të tij tagrat për ta përfaqësuar. Trupi gjykues vendosi që të përsëritet vendimi i ankimit, si dhe të njoftohet për seancën Adriatik Llalla”, tha kreu i Kolegjit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të gjykojë ankimimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 Shkurt të këtij viti ndërprerjen e procesit të Vetting-ut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë.

Do të jetë pikërisht ky Kolegj që do të vlerësojë nëse Llalla do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vetting-ut.

Trupa gjyqësore kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin dhe tre anëtarët Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY