MASHTRIMI & EMRI/ Tiranë, biznesmeni i zhytur në borxhe sajon pengmarrjen

MASHTRIMI & EMRI/ Tiranë, biznesmeni i zhytur në borxhe sajon pengmarrjen

163
0
Shares
Foto Ilustruese

Një biznesmen 41-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi kishte bërë kallëzim të rremë për pengmarrje.

Burime nga Policia thanë se Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin Alkedo K., baba i dy fëmijëve, me akuzën e kallëzimit të rremë.

Të njëjtat burime thanë se 41-vjeçari, i cili është pronar i disa subjekteve lojërash fati e bastesh sportive, ka inskenuar pengmarrjen për shkak të borxheve të shumta që kishte. Mësohet se ai ka bërë kallëzim rreth një javë më parë, duke pretenduar se e kishin rrëmbyer duke e mbajtur peng për disa orë.

Ndërsa ditën e diel, pas hetimeve ka rezultuar se 41-vjeçari nuk ishte marrë peng nga askush, por gjithçka e kishte sajuar vetë. Më pas ai ka pranuar se e kishte inskenuar rrëmbimin, për t’iu shmangur disa shtetasve, të cilëve u kishte marrë borxhe në euro dhe në lekë.

Në njoftonin e policisë thuhet se, “Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’, më datë 13.05.2018, u gjet dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës për shtetasin Alkedo K., 41 vjeç, banues në rrugën ‘Mihal Grameno’, në Tiranë, i cili ka inskenuar gjithçka për t’iu shmangur shtetasve, të cilëve u kishte marrë borxhe në euro dhe lekë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY