‘Ramës ia falën tokën në Surrel. Gruaja e dhuruesit, drejtoreshë në administratën...

‘Ramës ia falën tokën në Surrel. Gruaja e dhuruesit, drejtoreshë në administratën e Berishës’

185
0
Shares

I ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, ish-kryeministri Berisha lëshoi akuza të forta kundër kryeministrit Rama. Këtë herë Berisha sulmoi Ramën duke thënë se tokën në Surrel nuk e kishte blerë, por ia kishte dhuruar vjehrri i një deputeti.

Berisha: “Çfarë fytyre ka Fatmir Xhafa t’u kërkoi 10 mijë policëve; nëse ke pirë kafe me ndonjë trafikant. Ca fytyre ka Xhafaj tu kërkoi qindra gjyqtarëve kur Rama mori pallatin në pajë?! Ai e ka deklaruar 2 dollarë metri katror.

Atë historinë e tokës e di unë. E di madje edhe kush ia ka falur. E ka marrë dhuratë. Por e ka deklaruar se e ka blerë 2 dollarë. Po nuk mund të pranojë 5 mijë metra katorë. Gruaja e tij ka qenë drejtoreshë në administratën time.

Tokën nuk e mori Linda. Ai ka bërë gënjeshtra. Toka iu fal Ramës nga vjehrri i një deputetit. Linda e ka marrë përsipër, në mënyrë skandaloze me 2 dollarë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY