Adriatik Llalla, nesër nën gjykimin e Ina Ramës

Adriatik Llalla, nesër nën gjykimin e Ina Ramës

464
0
Shares

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të gjykohet nesër nga ish Kryeprokurorja Ina Rama në lidhje me vendimin e tij për të ikur nga sistemi i drejtësisë. Llalla do të dalë nesër në orën 10:00, para Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit, ku do të shqyrtohet vendimi i tij për t’i shpëtuar Vettingut.

Trupa gjyqësore do të kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin, dhe tre do të jenë anëtarët e trupës, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Kjo trupë gjyqësre do të shqyrtojë ankimin e komisionerit publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 shkurt të këtij viti, ndërprerjen e procesit të vettingut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Kohët e fundit Llalla është përfshirë në akuza të rënda që vijnë edhe nga SHBA e cila e ka shpallur non grata për dyshime në afera të mëdha korruptive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY