DETAJE/ Rrëmbyen 13-vjeçaren për ta përdhunuar, flet një nga të arrestuarit: Na...

DETAJE/ Rrëmbyen 13-vjeçaren për ta përdhunuar, flet një nga të arrestuarit: Na ndihmonte…, dhe flisnim

246
0
Shares

Njeri prej tre të rinjve nga Roskoveci, Jorges Dosti, i arrestuari për rrëmbimin dhe tentativën për përdhunim të një vajze të mitur ka deklaruar në Polici sesi nga e njihte 13-vjeçaren.

Dosti ka deklaruar se e ëma e tij e merrte shpesh për ta ndihmuar atë fëmijë në punët e bujqësisë, për të mbjellë apo vaditur lulet tek shtëpia që ndërtohej dhe se veç kësaj, ata flisnin shpesh në Facebook.

Vajza u rrëmbye em forcë nga Dosti dhe dy shokët e tij dhe u dërgua me forcë, e lidhur,  në një shtëpi të pabanuar ku kanë tentuar ta përdhunojnë, por pa mundur t’ia arrijnë qëllimit.

Nëna e fëmijës ka deklaruar se “ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai si gjithmonë. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”.

Të arrestuar për ngjarjen janë…

1. Redion Tereziu, 22 vjeç

2. Jorges Dosti, 24 vjeç

3. Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Mbi ta rëndojnë dy akuza:  “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” mbetur në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY