Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjykata ka dhënë të njëjtën masë sigurie atë ‘arrest shtëpie’.
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Maks Haxhia ka deklaruar se do të apelojë masën e lënë në fuqi sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda me arrest shtëpie për Saimir Tahirin.
“Ne analizuam gjithë dosjen mbi të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie. Sa për dijeninë tuaj dhe të publikut në të gjithë materialet e dosjes nuk kishte asnjë provë të re që e implikonte zotin Tahiri.
Në materialin që kam lexuar nuk ka asgjë. Prokurori tha edhe që duhet të arrestohet zoti Tahiri sepse mund të ndërhyjë në tavolinë dhe zyrën time për të prishur provat”, deklaroi avokati Haxhia.
Ndërsa i kanë përmendur faktin se prokurori Hajdarmataj ka thënë se “Tahiri e di një ditë më parë se kë do pyes unë”, avokati i Tahirit ka bërë edhe një batutë. “E di historinë e mbretëreshës së Anglisë me Bitëllsat? Kur se mbron ti veten…”.
Duke u ndalur tek lëvizjet e Tahirit me skaf, Haxhia tha se ai është mjeti i një biznesmeni.
“Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen e vet për në Greqi, është skafi i një biznesmenit. Skafi është i blerë, konform rregullave. Në drejtësi nuk ka unë them, ti thua, as unë mendoj, ti mendon. Në drejtësi ka unë provoj me dokumente dhe një gjë e tillë nuk ishte. Është një masë e përsëritur nga e njëjta gjyqtare dhe është prishur në herën e parë”, deklaroi Haxhia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/