Denoncon gazetari: Për deri sa Habilajt fiknin radarët e Sazanit pa problem,...

Denoncon gazetari: Për deri sa Habilajt fiknin radarët e Sazanit pa problem, çfarë problemi e vështirësie ka vëllai ministrit?!

122
0
Shares

Detaje të reja zbardhen nga dosja për Saimir Tahirin. Nga hetimet e deritanishme duket se pjesë në trafikun e drogës që bënin kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri janë bërë edhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gazetari Flamur Vezaj shkruan se radarët e Sazanit kanë qëndruar të fikur në momentin kur ka ardhur skafi nga Italia e deri kur është larguar i mbushur me kanabis të blerë të Habilajt.

“Cfarë problemi e vështirësie ka vëllai ministrit?!”, ngre pyetjen gazetari.

Postimi i plotë shkruan në Facebook, i gazetarit Flamur Vezaj

Me 6 maj 2015, nje skaf erdhi nga Italia për të marrë një sasi të madhe marijuane, ku shitësit dyshohet se ishte grupi i Moisi Habilajt, kushëririt të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri! Për kalimin pa problem te skafit nga ujërat shqiptare e për tu ankoruar në zonën e Himarës ku edhe u ngarkua me “mall” ka ndihmuar edhe Ushtria!

Po, po Ushtria ose thënë ndryshe disa zyrtarë ose Ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët kanë urdhëruar operatorët e Q.N.O.D. të Sazanit të fikin RADARË\T (ne letra dolën jashtë funksionit për 20 minuta) dhe trafikantet e orientojnë skafin me anë të telefonit për vendin e ankorimit! Në momentin e identifikimit si objekt që po vinte me shpejtësi, radarët dalin jashtë funksionit dhe me largimin e skafit nga territori shqiptare, radarët rifillojnë punën normalisht.

Pas largimit te skafit dhe udhëtimit të qetë duke zbarkuar “mallin” në brigjet e Barit janë riaktivizuar Radarët! Kjo provohet ne raportet dhe librat e sherbimit te sekuestruar ne Saxan dhe nga ato te sjella nga autoritetet italiane, te cilat jane renditur te vendimi i mases se sigurise ndaj Tahirit ku permendet edhe nje rast i trafikut me peshkarexha ku radaret jane fikur pa dashje!

 #Kjo tregon se shume institucione jane vene ne sherbim te kusherinjeve te larget te Ministrit te Brendshem te asaj kohe i cili i kishte “shitur” edhe makinen per t’ia lehtesuar udhetimet neper Shqiperi e pika te kalimit kufitare!

 #Po ish-ministrja e Mbrojtjes Kodheli cfare do te thote tani, se ajo thoshte, “qe radaret nuk jane fikur”! Se gojet e liga ne ate kohe thonin se Kodheli dhe Tahiri sikur ishin “armiq” por qe fikja e RADAREVE mesa duket i paska zbuluar miqesine! A thua te kete marr edhe Kodheli dhurate apo fikja e radareve eshte bere pa dijenin e saj?!!

 #Imagjinoni njehere, kusherinjet e larget te ministrit duke “perdorur” emrin e tij thone shfrytezonin policet per ngarkim-shkarkim te “mallit” e ushtrine per fikjen e RADAREVE!

 #Po vellai i ministrit, a thua e ka te veshtire te perdore keta institucione!??

P.S. Ne foto,a thua po flisnin per radaret dhe rrugen qe ndiqnin skafet e peshkarexhat e mbushur me mall apo per llojin e dhuratave!!??

#Hajde shtet i rilindur hajde#

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY