SKANDALI/ Manastirit në Sarandë i dalin pronarët

SKANDALI/ Manastirit në Sarandë i dalin pronarët

123
0
Shares

Një sipërfaqe e madhe toke prej 40 hektarësh ku ndodhet edhe Manastiri i 40 Shenjtorëve në Sarandë u është shitur plot 162 pronarëve.
Fiks Fare tregoi se si është regjistruar në hipotekë ky monument Kulture. Gjithçka ka nisur pas një vendimit të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave në vitin 1998 dhe një vendimi gjykate që sipas qytetarit që u ankua në Fiks Fare është marrë brenda një seance, për regjistrimin e kësaj prone prej rreth 40 hektaresh.
Manastiri i 40 shenjtorëve i shekullit te VI, nga ka marrë dhe emrin qyteti i Sarandës, sipas legjendës u ndërtua për sakrificat e heronjve , 40 ushtarë romakë të cilët u flijuan në emër të zotit. Për këtë sakrificë heroike, vet dënuesit, feja ortodokse, i shpalli të 40-shenjtorë, ku edhe sot në Manastirin me të njëjtin emër ekzistojnë të gdhendura emrat e tyre.
Manastiri, ose Bazilika e madhe, është ndërtuar si shkak nga kjo legjendë, në kodrën në lindje të qytetit të Sarandës me një arkitekturë dhe ndërtim romak.
Ky Manastir është një nga 103 monumentet e Kulturës të rajonit Jugperendimor të vendit. Shpallur monument kulture në vitin 1970. Por pavarësisht kësaj, kjo pronë shtetërore ku shtrihet manastiri dhe rrethinat, prej rreth 40 hektarësh është hipotekuar në emër të familjes Ismaili.
Sipas ligjit 7867, është e përcaktuar qartë se monumentet e kulturës nuk duhen të preken. Por kjo nuk e ka penguar hipotekimin edhe të manastirit mbi një vendim të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të vitit 1998 dhe një vendimi gjykate, të gjyqtares Nevrije Halo, që sipas zotit Stefani, është dhënë brenda një seancë gjyqësore.
Qytetari Dhimitraq Stefani është i vetmi, i cili nisi një gjyq civil dhe penal për të mbrojtur këtë pronë. Gjyqe që vijojnë që prej vitit 2000.
Sipas tij, gjate procesit të gjyqit penal u saktësua nga më shumë se dy akte ekspertimi se prona i është dhënë familjes Ismaili mbi dokumente të falsifikuara. Më pas është regjistruar në hipotekë.
Për emisionin Fiks Fare, ai pranoi se është përfshirë në këtë konflikt pronësie për shkak të një kontrate të bërë në vitin 2000 më bashkinë e Sarandës për vendosjen e një antene në të njëjtin truall.
“Në prill të vitit 2000 jam pajisur me dokumente nga Bashkia e Sarandës, me vendim të KRT-së, me një vendim të Këshillit Bashkiak, për vendosjen e një antene pranë manastirit të 40 shenjtor ëve. Kemi 16 vjet neper gjyqe. Është bërë një kallëzim penal, është bërë akti ekspertimit, ka dalë i falsifikuar në 2003. Është bërë një akt ekspertimi edhe nga një grup ekspertësh qe e kanë gjetur të falsifikuar këtë dokument”.
Por pasi kaluan vite nëpër gjyqe ndërroi jetë personi i akuzuar për falsifikimin e këtyre dokumenteve, zoti Servet Ismaili. Ai u shpall fillimisht fajtor për falsifikim nga gjykata e shkallës së parë Sarandë. Gjyq pas gjyqi zoti Ismaili përfitoi fillimisht nga amnistia për shkak të moshës së tij 70 vjeçare. Më pas çështja penale u pushua për shkak se i pandehuri ndërroi jetë. Që nga ky moment gjykata nuk u shpreh se ç’do të bëhej me pronën e regjistruar mbi dokumente të falsifikuara.
Ndërkohe që gjyqet civile vazhdojnë, qytetarit i është bashkangjitur në mbrojtje të kësaj prone edhe Bashkia e Sarandës dhe Institucioni i Avokaturës së Shtetit .
Sipas drejtorit juridik të Bashkisë Sarandë Eleon Gjoni, kemi të bëjmë me një vendim të KKP -së të vitit 1998. “Ka një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore. Duke qenë se Gjykata Administritative e Apelit Gjirokastër ka vendosur t’i japë të drejtë palës që ka një vendim të kthimit dhe kompesimit të pronave, bashkë me Avokaturen e Shtetit ne kemi bere rekurs në Gjykate të Lartë”.
Fiks Fare kërkoi të intervistonte edhe gjykatësen Nevrie Halo por ajo u largua nga gjykata duke mos pranuar të jap intervistë lidhur me vendimet e dhëna prej saj në vitin 2000.
Sipas zëdhënësit të kësaj gjykate, gjyqtarja nuk pranoi të flasë për Fiks Fare pasi ajo është shprehur me vendim.
Aktualisht mbi këtë pronë është vendosur sekuestro deri sa të përfundoj gjyqi i themelit. Gjatë këtyre viteve, kjo pronë është shitur tek 162 pronarë dhe ka një vlerë që shkon deri në 7 miliardë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY