PS:Opozita synon të godasë legjitimitetin e reformës në drejtësi

PS:Opozita synon të godasë legjitimitetin e reformës në drejtësi

81
0
Shares

Disa ditë pas akuzave të PD se germa F e nenit 491 nuk është falsifikuar dhe aq më pak të jetë ndryshuar për të mbrojtur emra të përveçëm nga ekstradimi kanë folur përpara gazetarëve Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi.

Duke shpjeguar procedurën e ndjekur për ketë rast për të cilin opozita akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në atë kohë Kreu i Komisionit të Ligjeve, Manja dhe Hysi thotë se ndryshimi u bë vetëm për tu përshtatur me konventën europiane.

Pr/ligji që është depozituar në emrin tim nuk reflektonte sa duhet protokollin shtesë për ekstradimin. Për këtë arsye, është kërkuar që neni 491 të rishikohet, me qëllim që të jetë në përputhje me protokollin shtesë të ekstradimeve.

Ne nuk kemi bërë asgjë tjetër, veçse kemi transplantuar protokollin shtesë, ku personi i kërkuar mund ose jo të ekstradohet. Ajo që është diskutuar gjatë nga demokratët është fjala ‘falsifikim’, pra që është falsifikuar nga Xhafaj projekti. Kjo nuk është aspak e vërtetë”.

Për përfaqësuesit e maxhorances opozita me akuzat ndaj Xhafajt synon të godasë larg, e që sipas tyre ka lidhje me vendimin që pritet të merret në fund Qershorit nga Këshilli Europian.

“Halli i opozitës është gjetkë, ajo synon të godasë legjitimitetin e reformës në drejtësi, për ta zhbërë atë në bazë. Me këtë sulm, opozita e ka kapur me një nen dhe kërkon të zhbëjë legjitimitetin e reformës në drejtësi, lajthitje juridike e cilësoj unë”.

Demokratët mes shumë akuzash për ministrin e Brendshëm Xhafaj kanë renditur dhe atë të falsifikimit të një neni të Kodit të Procedurës penale ku parashikohen rastet e mos ekstradimit, kjo sipas tyre për të mbrojtur të vëllanë e dënuar në mungese në Itali për trafik droge, por që nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY