Deti nxjerr në breg leshterikët e Tepelenës, ja si janë

Deti nxjerr në breg leshterikët e Tepelenës, ja si janë

1092
0
Shares

Një qytetar shqiptar nga Fieri me banim në Itali ngeli pa fjalë gjatë fundjavës kur së bashku me gruan dhe fëmijët po shëtisnin buzë detit në zonën e Darzezës, shkruan joq.

Deti kishte sjellë në breg shumë barishte që në pamje të parë dukeshin si leshterikë të zakonshëm, por aroma dhe pamja e bënë atë të dyshonte.

Ai shprehet për redaksinë tonë se në qindra metra gjatësi kanabisi kishte dalë nga deti dhe ishte depozituar në breg. “Malli” madje dukej mjaft i freskët. Ka të ngjarë që këto të jenë mbetjet e kanabisit që kanë rënë në det gjatë transporteve të shpeshta nëpërmjet skafeve.

Këto pamje tregojnë edhe një herë se sa thellë është zhytur nën kthetrat e kanabisit vendi ynë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY