LAJMI I FUNDIT/Deklarata e Vlahutin për Saimir Tahirin, qëndrim tjetër nga Gjermania

LAJMI I FUNDIT/Deklarata e Vlahutin për Saimir Tahirin, qëndrim tjetër nga Gjermania

277
0
Shares

Zyra e BE-se ne Tiranë ka kujtuar sot vetëm një ditë pas arrestit shtëpiak të ish-ministrit Saimir Tahiri se prezumimi i pafajësisë është një element thelbësor i së drejtës. Përmes një deklarate për shtyp kjo zyrë e njohur tashmë si mbështetëse pa kompromis e qeverisë Rama duke shkeluar paanësinë e saj politike bën shantazh edhe ashtu vendimit gjysmak të Gjykatës së Krimeve të Rënda në lidhje me arrestin shtëpiak të ish-ministrit Tahiri i akuzuar për trafik droge dhe korrupsion.

“Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në deklaratën e BE-së e cila nuk zë më gojë fare ish ministrin.

Kryeministri Rama ka patur presion të shtuar javët e fundit në lidhje me mbrojtjen e vazhdueshme për ish ministrin e Brendshëm. Gjatë vizitës në Gjermani atij iu kërkua arrestimi i Tahirit në mënyrë që evropianët të bindeshin për një luftë serioze ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY