Ish- ministri Saimir Tahiri zbaton nga ballkoni arrestin shtëpiak

Ish- ministri Saimir Tahiri zbaton nga ballkoni arrestin shtëpiak

218
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është parë disa herë në ballkon me cigare në dorë, me telefon në vesh në banesën e tij në Kodra e Diellit por nuk është gjetur të ketë shkelur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që e ka lënë atë me masën e  sigurisë arrest shtëpiak.

Mediat televizive e mbikqyrën sot gjatë gjithë paradites në afërsi të banesës dhe Tahiri ka dalë vetëm deri në ballokon duke mbajtur edhe një letër në dorë.

Prokuroria thotë se kërkesën e saj për arrest të Tahirit e ka bazuar në prova të reja sic janë letër-porositë e mbërritura nga Greqia dhe kanë të bëjnë me dyshimet se ai është takuar me një nga vëllezërit Habilaj. Një fakt i ri sipas akuzës janë dhe dëshmitë e reja të marra këto kohë në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Dy javët e fundit, në Prokurori dhanë dëshminë e tyre dy nga njerëzit më të afërt të Tahirit, shoferi Gentian Ceka dhe truproja Elvis Rexha. Gjithashtu u pyetën disa banorë të fshatit Gjorm, nga ku ka origjinën edhe Nazer Seiti, një nga personat e rëndësishëm te grupit të “Habilajve”.

Por mbrojtja e Tahirit pretendon të kundërtën duke sqaruar se prokuroria ka të njëjtat prova të paraqitura në Kuvend dhe nuk ka asnjë element të ri në kërkesën e bërë. Pritet që Saimir Tahiri të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të martën për verifikimin e masës së sigurisë. Në seancë, përveç verifikimit ai do të merret edhe në pyetje. Pala mbrojtëse ka bërë të ditur se do ta apelojë masën e arrestit të shtëpisë, e të njëjtën gjë ka paralajmëruar edhe prokuroria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY