PD e kërkon kokën e Fatmir Xhafajt në tepsi, argumenta të reja...

PD e kërkon kokën e Fatmir Xhafajt në tepsi, argumenta të reja nga selia e opozitës për vëllanë e Agronit

120
0
Shares

Tre zyrtarë të lartë të PD, kërkuan sot sërish që fatmir Xhafaj të merret nën hetim dhe po ashtu të shkarkohet nga detyra e Ministrit të Brendshëm për shkak se ka mbrojtur vëllain e tij të akuzuar e dënuar për trafik droge në Itali. Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi paraqitën një varg dokumentash dhe argumentash ku sipas tyre vertetohet përfshija e Xhafës në krim.

Më poshtë v9jojnë argumentat e PD:

GËNJESHTRAT E FATMIR XHAFËS PËR VËLLANË TRAFIKANT DROGE

3 ditë më parë, në momentin e vetëm që foli publikisht për vëllanë e tij të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, Fatmir Xhafaj tha se nuk kishte asgjë për të shtuar më shumë sesa kishte thënë për këtë çështje në tetor 2010.  Fatmir Xhafaj e pranoi publikisht se kishte dijeni për dënimin e vëllait, por gënjeu publikisht, kur tha se i vëllai ka vuajtur pasojat ligjore.

“Një gabim dhe faj, PËR TË CILIN I VUAJTI PASOJAT LIGJORE. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi I VETËM negativ i tij përballë ligjit.”

Kjo deklaratë e Fatmir Xhafaj gjendet në faqen 53 të procesverbalit – Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010.

E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.

Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka ndihmuar Agron Xhafajn t’i shpëtojë drejtësisë, të mos burgoset, të ketë paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria.

3 FAKTE SESI FATMIR XHAFAJ KA FALLSIFIKUAR DHE SHKELUR LIGJIN PËR T’I SIGURUAR PAPREKSHMËRI  VËLLAIT TRAFIKANT DROGE

Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm, ka shkelur ligjin që i vëllai t’i shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar çdo veprim për ekstradimin e tij: për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;  për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri; për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si  Kryetar i Komisionit të Ligjeve, fallsifikoi dokumentet zyrtare dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:

Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit për trafik ndërkombëtar droge.

Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që ,vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg as në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia duke penguar që ligji të veprojë ndaj Agron dhe Fatmir Xhafajt.

Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

A E VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM?

Duke i qëndruar deklaratës së 7 Tetorit 2010, Fatmir Xhafaj rikonfirmoi 3 ditë më parë, se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negative përballë ligjit”. Por a mund të arrihet kjo, kur ai nuk ka bërë ansjë ditë nga dënimi dhe kur ka vazhduar të jetojë më paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, pasuri e cila nuk është cënuar nga pengimi I ligjit Antimafia?

Është aksiomë se kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet t’i përgjigjet sot disa pyetjeve që bëjnë të gjithë: 

  • A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?
    ·  A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë “vëllai i Ministrit të Brendshëm”, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?
    ·A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?
    ·A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY