EUROVISION/Mundësite e shqipëtareve për të fituar Eurovisionin janë të mëdha

EUROVISION/Mundësite e shqipëtareve për të fituar Eurovisionin janë të mëdha

105
0
Shares

Sot është nata e madhe e Eurovizionit dhe mjaft shqiptarë janë pushtuar nga emocionet. Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira qe perfaqson  Qipron dhe Ermal Meta  Italinë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.

Në pritje të Finales së Madhe, nuk kishte sesi mungonin diskutimet për favoritet e këtij viti. Ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës.

Kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira.

E dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën super ritmike: Toy Boy, të evidentuar që në fillim si një prej favoriteve të qarta të konkurrimit.

Këngëtari Eugent Bushpepa ndërkohë renditet në vendin e 25-të, i pasuar vetëm nga Serbia. Këtë mbrëmje, ai do të ngjitet në skenën e Eurovizionit i 12-ti, pas Gjermanisë.

Festivali Europian i Këngës është praktikisht konkurrimi më i gjatë i përvitshëm ndërkombëtar në Televizion. Fillesat e tij janë në 1956-ten, ndërsa formatin e ka të frymëzuar nga festivali italian i Sanremos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY