Shkaqet e zhvlerësimit të Euros.Ekspertët:Banka duhet të ndërhyjë!

Shkaqet e zhvlerësimit të Euros.Ekspertët:Banka duhet të ndërhyjë!

144
0
Shares

Ekspertët i kërkojnë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të mos lejuar zhvlerësimin e shpejtë të euros.

“Ekziston mundësia që me ndërhyrje të rralla ose pakta Banka e Shqipërisë thjesht mund ta kalibrojë ose të ruajë trendin, por pa prishur tregun, thjesht duke shmangur ekseset që krijohen në treg”, thotë Elvin Meka, ekspert i sistemit financiar.

Krahasuar me fillimin e vitit euro është zhvlerësuar me 4.9 për qind ndaj lekut. Shkaqet e këtij zhvlerësimi të shpeshtë kanë hapur një debat të gjerë mes ekspertëve.

“Nuk mund të lëmë pa përmendur pjesën informale, e cila ka një peshë, por nuk do të thosha që është aspekti thirrmues i këtij zhvlerësimi. Duhen marrë në konsideratë edhe një sërë elementesh të tjerë, ku një zë i fortë është edhe rritja e turistëve të huaj. Një aspekt me rëndësi është edhe mungesa e zgjerimit të shpejt monetar”, thotë eksperti.

Luhatjet e forta të kursit të këmbimit kanë pasoja të mëdha në ekonomi. Ato krijojnë të humbur, por edhe të fituar.

“Të paktën gjatë 3 muajve të fundit, asnjë klient ose konsumator shqiptar nuk ka parë ndonjë efekt rënës në çmime, çka do të thotë se importuesit kanë marrë fitime neto. Dhe këto fitime kanë dalë në kurriz të eksportuesve. Pra, ata që janë të humburit janë eksportuesit”, thotë Elvin Meka.

Zhvlerësimi i euros ka pasoja edhe në tregun financiar. Ai favorizon individët dhe bizneset që kanë kredi në euro, por dëmton ata që kanë kursime në këtë valutë. Megjithatë ekspertët bëjnë thirrje për qetësi.

“Për të kufizuar prirjen emocionale të re që vjen jo nga spekulatorët, por nga klientët e pasofistikuar, të cilët duke parë një treg që zhvlerësohet rendin të shpejtojnë kursimet e tyre, duke bërë zgjedhjen e gabuar”, thotë Meka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY