Ish e dashura e Avicit fajësohet per vdekjen e DJ suedez

Ish e dashura e Avicit fajësohet per vdekjen e DJ suedez

120
0
Shares

Me zemër të thyer ish-e dashura e Aviciit, Tereza Kacerova ka treguar se ajo po po fajësohet për vdekjen e DJ. Ylli suedez i mori jetën vetës më 20 prill në Muscat të Omanit në moshën 28 vjeçare.

Pas vdekjes së tij shokuese, Kacerova zbuloi se ajo ishte në lidhje me yllin, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling dhe se si ai e donte djalin e saj me emrin Luka.

DJ gjithashtu u raportua se ishte në lidhje edhe me një femër tjetër, Emily Goldberg, e cila gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale foli për lidhjen e tyre.

Por, sipas The Sun, modelja në rrjetet sociale po fajësohet për vdekjen e artistit.

“Kjo është koha më e tmerrshme e jetës sime. Trishtimi po më mbyt”, thotë ajo.

“Komentet si: “Tim vendosi t’i merrte jetën vetës sepse u sëmurë nga ti” kalojnë çdo limit. Ju duhet të turpëroheni nga të qenit të tillë”, shton ajo.

“’Tim do të donte këtë, Tim do të donte atë…”. Para së gjithash ju as nuk e keni drejtën ta quani atë Tim. Sa e di unë, Tim nuk e dinte se ju ekzistonit, prandaj pushoni. Ai është Tim për mua, për ju është Avicii”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY