AKUZA/Bylykbashi:Habilajt më mirë të ishin kushurinj të Xhafës sesa Tahirit

AKUZA/Bylykbashi:Habilajt më mirë të ishin kushurinj të Xhafës sesa Tahirit

122
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka akuzuar me anë të një statusi në Facebook  ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke thënë se ka bërë trafik ligjesh.

Ai thotë në statusin e tij  se Xhafaj në krye të Komisionit të Ligjeve falsifikoi draftin e Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur të vëllanë nga ekstradimi dhe burgosja në Itali.

Statusi i plotë

“Sikur Habilajt të kishin kushëri Fatmirin dhe jo Saimirin‎

Shumëkush u habit me skandalin “Xhafaj‎”. Por po të shohësh kronikën, kupton se ai është recidivist në këto punë.

Në vitin tashmë të largët 2014 (nëse matet me numrin e zullumeve të Ramës vërtet duket larg), të gjithë e kujtojnë Fatmir Xhafajn, kryetar te Komisionit të Ligjeve‎, që u akuzua nga opozita se falsifikoi projektligjin e amnistisë duke çuar në seancë plenare një version të ndryshëm nga ai i miratuar në Komisionin e Ligjeve, me qëllim për të amnistuar dhe mbyllur ndjekjen penale për shitblerjen e votave në zgjedhjet e Korçës në tetor 2013.

Me 27 qershor 2016, me kërkesë të PD, Gjykata Kushtetuese (ajo që reforma e Xhafajt e ka mbyllur tashmë pa afat)‎, vendosi se qëndrimi i Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë pas gati dy vitesh nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit, ishte antikushtetuese dhe Dvorani (kushëri i Fatmir Xhafajt) duhej të largohej nga Gjykata e Lartë. Vendimi i Kushtetuese hyn në fuqi vetëm pasi botohet në Fletore Zyrtare. Ndërkohë, në ndryshimet e Kushtetutes së 22 korrikut 2016, Xhafaj futi një pikë ku lejohej që një gjyqtar i Gjykatës së Lartë që i mbaron mandati, qëndron në detyrë deri sa të zëvendësohet. Dhe ja ku del ustalliku i Xhafajt, d‎uke vonuar zbardhjen dhe botimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës me nenin “Dvorani”, vetëm që të mbante në Gjykatën e Lartë kushëririn e tij. ‎Ndryshimet Kushtetuese u botuan më 27 korrik (vetëm 5 ditë pasi u miratuan) dhe do të hynin në fuqi me 11 gusht 2016. Kështu, Xhafaj u kujdes që Qendra e Publikimeve Zyrtare (që varet nga qeveria) të botonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundër Dvoranit vetëm më 12 gusht 2016 (plot 46 ditë pas marrjes së vendimit), pra një ditë pasi hyri në fuqi neni kushtetues “Dvorani” që mbante Ardian Dvoranin në Gjykatën e Lartë. Sot e kësaj ditë, Dvorani, kushëri i Xhafajt është me Gjykatën e Lartë‎. Nga kjo Gjykate janë larguar shumë anëtarë tashmë, por kushëriri i Xhafajt është i sanksionuar në Kushtetutë.

Ndaj nuk ka pse habitet njeri pse Xhafaj në krye të Komisionit të Ligjeve falsifikoi draftin e Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur të vëllanë nga ekstradimi dhe burgosja në Itali. Po nuk bëri vëllai për vëllanë, për kë do të bëjë tjetër?

Tani pres që të dalin analistët mbrojtës që të thonë: Xhafaj nuk u përfshi në trafik droge, thjesht ka bërë trafik ligjesh dhe kjo është më pak e rrezikshme se‎ marijuana e Saimirit.

Sigurisht, nëse Habilajt do të kishin Xhafajn dhe jo Tahirin kushëri, sot do të ishin biznesmenë të lirë në Vlorë. Po kush lufton me fatin?”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY