Monika Kryemadhi:Sistemi i drejtsisë i kapur nga Edi Rama, shumë larg Europës

Monika Kryemadhi:Sistemi i drejtsisë i kapur nga Edi Rama, shumë larg Europës

131
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar sot në emisionin “Kjo Javë” aktualitetin politik, por nuk ngurroi të fliste edhe për të ardhmen.

Kryemadhi u shpreh e bindur se shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajt ka qenë pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Edi Rama, për të shpëtuar Saimir Tahirin.

“Ishte kompromis për dorëzimin e mandatit të zotit Tahiri. Të mos harrojmë që Hajdarmataj dhe të tjerët kërkuan arrestimin e Tahirit në tetor. Për mua kjo është vazhdimësia e lojës”, ka thënë ajo.

Kryetarja e LSI-së është pyetur nëse mendonte se mund të kishte në të ardhmen  një arrestim për Tahirin, dhe ajo u shpreh kështu:

“Kush do ta arrestojë? Prokurorë që kanë probleme me veten e tyre me të shkuarën dhe atë që përfaqësojnë. Për mua situata tani ka mbetur shumë tragjike dhe largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga dita e hapjes së negociatave. Situata ekonomike është alarmante, kjo si rezultat i një situate të tillë ku Edi Rama kapi edhe sistemin e drejtësisë.”

Kryemadhi  akuzoi gjithashtu  zëvendësen e Hajdarmatajt, Donika Prelën, si një ndër personat që kishte dijeni për vjedhjen e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit.

Duke kaluar më pas tek zhvillimet e fundit me vëllain e ministrit Xhafaj, Kryemadhi e cilësoi falsifikimin e një neni të kodit penal si një akt shumë të rëndë.

E pyetur për faktin se përse dosja u publikua tani dhe jo kur e konstatoi ish ministri teknik i PD, Gazment Bardhi, ajo u shpreh se “PD donte të ishte e sigurt, të mblidhte të gjitha të dhënat.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY