Lezhë, gjendet një skelet në sheshin e qytetit, dyshohet viktimë e komunizmit

Lezhë, gjendet një skelet në sheshin e qytetit, dyshohet viktimë e komunizmit

254
0
Shares

Ndërsa po punohej për nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes në Lezhë, një skelet njeriu u doli para gjate gjërmimeve. Fillimisht u pezulluan punimet dhe më pas u lajmërua agjensia e shërbimit arkeologjik.

“Këto objekte që janë zbuluar, pra këto eshtra që janë zbuluar në thellësi 1.30, 1.50 metra. Nuk jemi të sigurtë për çfarë bëhet fjalë, për çfarë periudhe i përket, a është një eshtër e hershme, është një rast i izoluar, apo është një varrezë”.

Pergjegjesi i muzeut të Lezhës Paulin Zefi thotë se duhen pritur analizat përfundimtare. Sipas tij ka dyshime se mund të jetë një nga viktimat e komunizmit.

“Ne nuk mund ta përcaktojmë as se është e antikitetit, periudhës së Krishtit, apo mesjetës me hamendësime. Qytetarët lezhjanë u kurioziuan, i gjeta këtu. Pjesa më e madhe thonë se këtu ka qenë oborri i degës së brendshme”.

Ekspertët e agjensisë së shërbimit Arkelogjik po bëjnë verifikimet për rastin.  Zbulimi i këtij skeleti tërhoqi edhe vëmendjen e lezhjanëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY