DETAJE/ Masakra e familjes australiane, dyshime se u vranë nga gjyshi

DETAJE/ Masakra e familjes australiane, dyshime se u vranë nga gjyshi

146
0
Shares

Zbulimi i një masakre me armë ka tronditur opinionin publik në Australi. Viktima ishin 7 pjesëtarë të së njëjtës familje. Trupat e 4 fëmijëve autikë, nënës së tyre dhe gjyshërve u gjetën të pajetë me plagë plumbash në një fermë në ishullin australian të Tasmanisë.

Fëmijët janë të moshave 8 deri 13 vjeç. Pranë tyre u gjet trupi i pajetë i nënës 35-vjeç, si dhe ato të prindërve të saj. Policia shkoi në vendngjarje në orët e para të së premtes pas një telefonate nga një person ende i paidentifikuar. Identifikimi i trupave u bë një ditë më vonë.

Policia gjeti pranë vendngjarjes 3 pushkë, të gjitha në emër të gjyshit të fëmijëve. Kjo e bëri policinë të dyshojë se mund të jetë, ai që i ka vrarë pjesëtarët e familjes së tij dhe më pas ka vrarë veten.

Banorët e zonës janë të shokuar pasi thonë se viktimat ishin të qetë dhe të sjellshëm. Një masakër e tillë nuk ishte dëgjuar prej të paktën 20 vitesh në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY