FOTO GALERI/ E rrallë dhe e papërsëritshme, Fieri me dy finalistë sonte...

FOTO GALERI/ E rrallë dhe e papërsëritshme, Fieri me dy finalistë sonte në Eurovision

236
0
Shares

Sonte ulet sipari i garës së madhe të Eurovisionit në Lisbonë. Shfaqja do të fillojë nga ora 20.00 me orën e Portugalisë, dhe ora  21.00 me orën e Europës dhe do të zgjasë deri në orët e vona. Janë gjithsej 26 vende që do të përforcojnë në finalen e madhe të Eurovisionit.

Ndërkohë, një emocion i rrallë pritet të përshkojë mbrëmjen e sotme shqiptarët anë e mbanë botës, të cilët do të “gozhdohen” para ekranit për të ndjekur finalen e madhe të “Eurosong 2018”, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë. Por, si rrallëherë më parë, në këtë finale, ngjiten dy fierakë, që nuk përfaqësojnë Shqipërinë, por Qipron dhe Italinë.

Në skenën e Lisbonës i pari nga tre shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa.  Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në Eurovision dhe do të performojë i 12-ti në radhë me këngën ‘Mall’.

Pas tij, e 25-ta në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.

Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moro-n, ndërsa do të mbyllë dhe garën.

Këngët e tyre  sjellin histori jetësore, ngjarje emigracioni të vendit të vogël të Ballkanit gjatë tre dekadave të fundit. Të tre të lindur në Shqipëri, këngëtarët e Eurovisionit të sivjetshëm do këndojnë në tre gjuhë të ndryshme: Eugent Bushpepa në gjuhën amtare për Shqipërinë, Eleni Foureira anglisht për Qipron dhe Ermal Meta në italisht për vendin ku jeton.

Eleni Foureira

Në festivalin e sivjetmë evropian do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila do ta përfaqësojë shtetin e Qipros.

Ajo ka lindur në Fier të Shqipërisë, ndërsa emri i vërtetë i këngëtares është Entela Fureraj. Kur Eleni ishte e vogël, familja e saj u largua drejt Greqisë dhe ajo u rrit në Kallithea. Me muzikë nisi të merrej që e vogël duke mësuar kitarën, ndërsa më vonë ka punuar edhe në teatër për tre vite.

Krahas të qenit këngëtare, 30-vjeçarja është edhe aktore, valltare dhe dizajnere mode. Karrierën muzikore e nisi në vitin 2007 si anëtare e grupit të vajzave, “Mystique”, ndërsa dy vite më pas e vazhdoi karrierën solo. Pas marrëveshjes së arritur me ‘Universal Music Greece’, e lansoi albumin debutues (2010) që ishte shumë i suksesshëm në Greqi.

Më vonë nënshkroi me Minos EMI dhe lansoi dy albume, “Ti poniro mou zitas” (2012) dhe “Anemos agapis (2014). Në vitin 2015 nënshkroi me kompaninë Panik Records, ndërsa në vitin e kaluar e publikoi albumin e katërt “Vasilissa”. Në festivalin e sivjetmë evropian do ta përfaqësojë Qipron me këngën “Fuego”.

Ermal Meta

Ermal Meta ka lindur në Fier të Shqipërisë, ndërsa në moshën 13 vjeçare u vendos në Bari të Italisë me familjen e tij. Ai debutoi si kitarist për bendin “Ameba4”, me të cilin në vitin 2006 konkurroi në kategorinë e depërtuesve të rinj në Sanremo. Në vitin 2007, ai u bë këngëtari kryesor dhe kompozitori i grupit “La Fame di Camilla”, ndërsa pas shpërbërjes së këtij grupi (2013), e vazhdoi karrierën muzikore duke shkruar këngë për artistë të tjerë italianë

Menjëherë pas, vendosi ta ndiqte karrierën solo. Në vitin 2016, Ermali vazhdoi të ishte konkurrues në Festivalin Sanremo, kësaj radhe me këngën “Odio le favole”, e cila u rendit e treta në kategorinë e të rinjve. Ai i u kthye konkurrimit në festivalin ikonik italian në vitin 2017, në kategorinë e yjeve të mëdha me këngën “Vietato morire”, e cila zuri vendin e tretë dhe e fitoi çmimin e kritikës ‘Mia Martini’.

Në nëntor të vitit të kaluar, në ceremonie e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Aëards’, ai mposhti konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues, ndërsa suksesi i tij kulmoi me triumfin e sivjetmë në Sanremo.

Eugent Bushpepa

Eugent Bushpepa këngëtari që shfaqi talentin që fëmijë në Rrëshen ku lindi, në intervistat e shumta pas perfomancave në Eurosong ka rrëfyer se ka përfunduar shkollën në Itali. Në fillim ai filloi të studiojë mjekësi, por më vonë u kthye në Shqipëri dhe vijoj karrierën si këngëtar. Ai është vlerësuar duke u krahasuar me grupet nga më të suksesshme të gjinisë dhe vokalit si të tij nga mediat portugeze.

Eugentin, ai ka kohë që këndon dhe është lehtë i identifikueshëm si një vokal i fuqishëm. Eugentin e njohim me anë të paraqitjeve në Top Fest në Shqipëri, në edicionin e nëntë me këngën “Udhëtari” dhe para dy vitesh me këngën “Pranë finishit”.

“Maska e madhështisë” mbetet ndër këngët më të mira të Eugentit, e realizuar në vitin 2007, ndërsa të njëjtin vit ai morri pjesë në TOP FEST në bashkëpunim me Sunrise, me këngën “Engjëll”.

Në Top Fest ai ka pasur paraqitje edhe në vitin 2011-të e 2013-të. Në vitin 2008 ai morri çmimin Zëri më i mirë në Top Fest, çmim të cilin më pas e morri prapë në vitin 2011-të.

Ai ka qenë një prej zërave që ka shoqëruar grupin Deep Purple, kur këta të fundit mbajtën koncert në Shqipëri në vitin 2007 në kuadër të një turneu të veçantë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY