Tatuazhet e Eugent Bushpepes, Kina humb ‘Eurosong”

Tatuazhet e Eugent Bushpepes, Kina humb ‘Eurosong”

164
0
Shares

Fansat e festivalit Evropian në Kinë ‘Eurosong’ nuk do jenë në gjendje të ndjekin përmes televizorit finalen e madhe të këtij kompeticioni  prestigjoz në 12 maj.

European Broadcasting Union (EBU) ka shkëputur marrëveshjen dhe partneritetin me televizionin kinez Mango TV, pasi ky i fundit censuroi dhe nuk lejoi transmetimin e përfaqësuesit të Shqipërisë dhe Irlandës në gjysmëfinalen e parë të Eurovision.

Televizioni kinez bllokoi performancën e Shqipërisë për shkak të tatuazheve të dukshme të këngëtarit Eugent Bushpepa si dhe të Irlandës, pasi performanca përfshinte dy kërcimtarë meshkuj që portretizonin një çift homoseksualësh.

Sipas ligjeve të kinës ndalohet kategorikisht ndjekja e këngëtarëve me tatuazhe dhe atyre që shpalosin simbolet e LGBT. Në një deklaratë EBU u shpreh se ka shkëputur partneritetin me televizionin kinez.

“Censurimi nuk është në përputhje me vlerat e universale dhe përfshirjes së EBU-së në traditën tonë për të festuar diversitetin përmes muzikës. Me keqardhje ne do të ndërpresim menjëherë partneritetin tonë me transmetuesin kinez dhe nuk do të lejojmë të transmetojnë finalen e madhe te Eurovision”- deklarohet në deklaratën e EBU.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY