Spartak Braho merr mandatin e deputetit

Spartak Braho merr mandatin e deputetit

180
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu si edhe pritej ka votuar sot unanimisht per dhenien e mandatit te deputetit, Spartak Brahos. KQZ ka votuar per dhenien e madatit me 7 vota pro.  Braho ze keshtu vendin e lene bosh nga Saimir Tahiri ne listen e Partise Socialiste ne qarkun e Tiranes.

Tre ditë më parë u firmos procedura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon.

Spartak Braho, aktualisht është këshilltari i Kryeministrit për marrëdhëniet me Parlamentin dhe renditet i 19-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Kodi Zgjedhor, neni 164

“Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY