Australi, gjenden të vdekur 7 persona, midis tyre nëna me katër fëmijët...

Australi, gjenden të vdekur 7 persona, midis tyre nëna me katër fëmijët e saj

219
0
Shares

Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një zonë rurale në Australinë Perëndimore.

Midis viktimave janë 4 fëmijë dhe nëna e tyre.

Trupat e 4 fëmijëve dhe tre të rriturve u gjetën rreth orës 05:00 mëngjesin e së premtes.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Osmington, ndërkohë pranë vendit të ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri, por ende nuk është konfirmuar nëse ata janë vrarë apo vetëvrarë.

Katrina Miles dhe katër fëmijët e saj të moshës tetë deri në 13 vjeç janë ndër viktimat e tragjedisë tronditëse. Dy viktimat e tjera nuk janë identifikuar ende.

Ferma është në pronësi të prindërve të Katrina, Cynda dhe Peter Miles, por përfshija e tyre në tragjedi nuk ëshët konfirmuar ende.

Vajza e tyre i jepte mësim 3 djemve dhe vajzës së saj në fermë, raporton Daily Mail.

Katarina kishte probleme me ish-bashkëshortin e saj, i cili e përndiqte. Me anë të një postimi në Facebook ajo shkruajti: “Ish-i im akoma vazhdon që të më përndjekë.”

Pas ngjarjes policia tha se nuk ka asnjë rrezik për ndonjë kërcënim të mundshëm për sigurinë publike.

“Trupat e dy të rriturve ishin vendosur jashtë një ndërtese, ndërsa pesë të tjerët ndodheshin jashtë ,” tha policia.

Autoritetet thanë se nëse konfirmohet vrasja, kjo do të jetë masakra më e keqe në Australi që prej asaj të vitit 1996 në Tasmania ku vdiqën 35 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY