DETAJE/ Flet shoku i shqiptarit të vrarë në Itali: Më vdiq në...

DETAJE/ Flet shoku i shqiptarit të vrarë në Itali: Më vdiq në duar, fjalët e fundit që më tha…,“delet janë kthyer”

363
0
Shares

Shoku i shqiptarit të ekzekutuar dje në Itali nga një 45 vjecar italian ka rrëfyer momentin e fundit në jetë në mikut të tij, para se të binte përtokë i larë në gjak.

Mediat italiane shkruajnë se Andrea (Alfred) Ndoja ka qenë në shoqërinë e shokut të vet me emrin Toni, i cili ka qenë duke bërë dush në kohën që dëgjoi të shtënën e armës jashtë banesës.

Ai tregon se ka vrapuar e ka zbritur poshtë dhe ka parë Andrean të mbytur në gjak.

“Më erdhi në krahë, ishte i gjithë i gjakosur dhe më përshpëriti, delet, delet janë kthyer, e pastaj më vdiq ndër duar”, tregon miku i tij.

Ai tregon se gjatë gjithë ditës Andrea ka pasur telefonata shqetësuese, por nuk ka thënë se nga kush.

“Ishte një numër që e telefononte vazhdimisht. I thashë, ma trego se ndoshta e njoh”, ka treguar ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY