VIDEO/ Fier, laboratori i kultivimit të drogës, flasin punëtorët: Po ndërtonim pulari

VIDEO/ Fier, laboratori i kultivimit të drogës, flasin punëtorët: Po ndërtonim pulari

242
0
Shares

Ditën e djeshme, policia e Fierit njoftoi zbulimin e një laboratori në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu, në njoftim thuhej se në afërsi të fshatit Seman ishte sekuestruar edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

“Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge”. Këto mësohet të kenë qenë fjalët e të afërmve dhe punëtorëve të cilët thuajse kishin përfunduar së ndërtuari një laborator brenda magazinës në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj, në lagjen Mbrostar të qytetit të Fierit.

Hetimet kanë zbuluar se në magazinën 480 metra katrorë ku Vladimir Çilotaj kishte vendosur bazën ushqimore për bagëtinë që mbarështonte, mund të ishte duke u ndërtuar një laborator për kultivimin e lëndëve narkotike dhe përpunimit të tyre. Kjo, pasi pas gjetjes së gomones ditën e hënë në bregdetin e Semanit nga policia kufitare, është konkluduar paraprakisht se pronari i saj mund të kishte lidhje me 50-vjeçarin nga qyteti i Patosit, Vladimir Çilotajn.

Nga ana tjetër policia ka nisur punën për zbulimin e vendodhjes së Vladimir Çilotajt dhe kapjen e tij, por deri tani kjo gjë ka qenë e pamundur pasi 50-vjeçari ka mundur t’u shpëtojë prangave deri tani.

Vladimir Çilotaj ka qenë një emër i njohur për policinë e Fierit, pasi në janar të vitit 2011, ai u arrestua së bashku me ish-shefin e Komisariatit të Policisë në Patos të Fierit, Gerjan Kondi pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve të llojit naftë bruto, në pronësi të Albpetrol-sha Fier. Në territorin ku gjendet magazina ku po montohej laboratori i drogës, gjenden ende çisternat e hidrokarbureve.

FierPolicia zbulon një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.Sekuestrohet një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e fenomentit të kultivimit të bimëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në fshatin Mbrostar, Fier, në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, u konstatua një laborator i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.

Publiée par Policia e Shtetit sur jeudi 10 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY