DETAJE & EMRI/ Dosja “llalla” te Krimet e Rënda, ja prokurori që...

DETAJE & EMRI/ Dosja “llalla” te Krimet e Rënda, ja prokurori që do vendosë për fatin e ish-shefit

104
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar sot dosjen për hetimin e ish kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Sipas News 24, prokurori që do të ketë në dorë fatin e Llallës do të jetë Klodian Braho.

Tre akuzat per ish kryeprokurorin jane ‘shperdorim detyre’ dhe ‘mosdeklarim i te hollave ne kufi’ dhe ‘pastrim i parave’.

Në dispozicion të hetuesve janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI. Gjithashtu, janë marrë nga hipotekat të gjitha dokumentacionet për pasuri të paluajtshme.

Objekt i hetimit do të jetë edhe shitja e një sipërfaqeje toke ullishtë prej 3 mijë metrash katrorë në Mjull të Bathores në Tiranë. Sipas deklarimeve në ILDKPKI të Adriatik Llallës, ai e ka shitur këtë pronë duke përfituar 250 mijë euro. Më 16 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Llallën, por nuk bëri asnjëherë publik rezultatet.

Vetë Kryeprokurorja Marku, në një intervistë për një studio televizive, la të kuptohej se hetimet ndaj ishKryeprokurorit mund të konkretizoheshin. Llalla pati përplasje të shumta me ambasadorin amerikan në Tiranë dhe këtë vit Departamenti Amerikan i Shtetit doli në një deklaratë publike, ku lajmëroi se SHBA-të ia kishin ndaluar hyrjen ish-Kryeprokurorit pasi dyshohej për afera korruptive. Zërat për hetimin e tij u përforcuan edhe më shumë, kur një burim diplomatik i tha “Deutsche Welle-s” se ishKryeprokurori ishte nën hetim për pastrim parash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY