Aksident i rëndë në Unazën e Madhe, 5 të plagosur

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe, 5 të plagosur

198
0
Shares

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, sipas burimeve jozyrtare që u cituan nga joq.al.

Tre automjete të tipit “Peugeot”, “Opel” dhe “Benz” janë përfshirë në aksident ndërsa 5 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime për JOQ, raportojnë se shkak për aksidentin është bërë  drejtuesi i mjetit “Peugeot” i cili ka hyrë në kryqëzim në momentin që është mbyllur semafori duke u përplasur kokë më kokë me drejtuesin e mjetit “Opel” që vinte nga ana e Unazës së Re, duke përfshirë edhe një automjet tip “Benz” pas tij.

Me automjetin tip “Peugeot” udhëtonin dy djem të rinj, të cilët kanë mbetur të dy të plagosur dhe pasagjeri për pasojë ka rënë pa ndjenja për shkak se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Sipas burimeve nga dëshmitarë të ngjarjes për redaksinë tonë, të dy djemtë ishin besimtarë të fesë islame.

Në automjetin tip “Opel” udhëtonin dy persona, drejtuesi i të cilit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i “Benz-it” ka marrë gjithashtu lëndime të lehta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY